Baby Center Prishtinë
Në dyqanin Baby Center mund të gjeni program të gjerë me artikuj të ndryshem të brendeve më të njohura. Pajisjet për foshnje/bebe: karroca të fëmijëve, ulëse për vetura, shtreter, ulëse ushqimi, luhatëse, bartëse për foshnje, rroba dhe veshmbathje dhe shumë e shumë artikuj të tjerë. Mund te zgjedhni mes pajisjeve shumë të njohura botërore dhe të klasave të ndryshme sikur: Cybex,Maxi-Cosi,Joolz,Doona,Liki Tirke Stokke, Nuna, Joie, Scoot and Ride,Globber,Cool Club, Carter’s, Original Marines etj.
Orendi dhe mobile si: shtreter, dollape, tavolina për veshje të foshnjëve, ulëse ushqimi, komoda – dhe të gjitha që mund t’i kerkoni për dhomën e fëmijëve tuaj. Po ashtu edhe shumë aksesorë të ndryshem që ju përmbushin dhomën tuaj dhe ato vijnë nga brendet më cilësore sic janë: Nattou,Lassig, Jollein, Little Dutch,Twixie,Mushie, Theraline,Skip Hope etj.
Lodra për të vegjelit tuaj: lodra për oborr, lodra didaktike, sete të ndryshme kreative dhe për zhvillim, lojera shoqërore e shumë të tjera. Programi përfshinë markat e njohura Hape,Lego,Zapf,Dicike,Rastar,HW, Infantino,Hot Focus,Little Dutch,Classi World,Hola,Vtech,Zuru,IMC Toys,Lisciani e shumë tjera.
Pajisje dhe materiale ndihëese për fëmijë dhe nëna: duke filluar nga biberonët e ndryshme dhe ato mashtruese e deri tek gjësendet e imëta te cilat lehtësojnë përditshmërine tonë. Markat e tilla dhe të ndryshme sikur Philips Avent, Bebe-Jou, BabyBjörn, Tommee Tippee,Frigg,Bibs etj., që përmbajne një spekter të gjerë të përzgjedhjes cilësore dhe të mrekullueshme të cilat zënë vendin e merituar në raftet tona.
Veshmbathje për fëmijë nga lindja e deri në moshën 13 vjet. Aq më mirë edhe nëse janë të krijuara me materiale dhe dizajne moderne me motive atraktive. Në Baby Center rekomandojmë brendet e njohura sikur Cool Club, Carter’s, Original Marines etj., e gjithashtu ofrojmë zgjedhje të madhë të të brendshmeve për fëmijet dhe foshnjet.